Gjuha e baletit
Në ditën e dytë të vizitës zyrtare disa ditëshe në parlamentin evropian në Strassburg, nga apartamenti i hotelit, gruaja e thërret bashkëshortin me telefon, i cili ishte në një takim me rëndësi.
– I dashur. Nga nikoqirja jonë i sigurova dy bileta për premierën, “Liqeni i mjellmave”, që jepet sonte nga trupa e baletit Italian.
– Ani, ani zemër. Por, më mirë do të ishte të shkojmë sonte për darkë në ndonjë restoran.
– Por, baleti?
– Si të shkojmë në balet moj grua, kur as ti e as unë nuk e njohim gjuhën italiane. – I përgjigjet bashkëshorti.
Autor: Osman Goranci