Per ne

IN MEDIA GROUP SHPK e cila është regjistruar me datë 30.07.2019 në ARBK, pranë Minitrisë së Tregtisë dhe Industrisë, veprimtari kryesore e ka Agjenci e Lajmeve (6391), me Adresë: Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, Ulpianë, Prishtinë me N.U.I: 811337270 që e përfaqëson drejtori Jetmir Goranci.

Gazeta Online “In Lajmi” e cila funksionon në kuadër të IN MEDIA GROUP SHPK. Është themeluar në vitin 2019, nga një grup gazetarësh me përvojë të gjatë në media. In Lajmi është një media e pavarur me seli në Prishtinë, që fuksionon përmes web faqes www.inlajmi.com. dhe rrjeteve sociale.

Gazeta Online “In Lajmi” është portal i lajmeve në gjuhën shqipe e cila synon të jetë pjesë e tregut medial online në Kosovë duke e pasuruar atë me informata të larmishme me një stil unikat të shkrimit dhe hulumtimit të lajmeve, në mënyrë që të mbajë lexuesin sa më të informuar për ngjarjet në Kosovë dhe botë.

Gazeta Online ‘In Lajmi” është një dritare e hapur për qyetatarët, duke synuar në gazetari qytetare profesionale, të pavarur, objektive, korrekte, të saktë dhe të shpejtë.

Gazetarët tanë të udhëhequr nga një staf profesional, synojnë që në kohë reale, të jenë në çdo ngjarje dhe temë që i preokupon qytetarët, duke i trajtuar me profesionalizëm, të arriturat si dhe probleme nga jeta politike, sociale, ekonomik, arsimore, kulturore etj. Qëllimi ynë është realizimi i lajmeve të cilat kanë ndikim në shoqërinë kosovare dhe me gjerë.

Gazeta Online InLajmi ka një politik redaktuese të pavarur, duke pasur parim kryesor lirinë e shprehjes, por gjithmonë duke ruajtur vlerat njerëzore, racore, nacionale, fetare, gjinore, sociale dhe ekonomike të njerëzve në Kosovës dhe jashtë saj.

Fal vizionit dhe sinçeritetit në informimin real, jemi të përkushtuar në rritjen e vazhdueshme të numrit të vizitorëve në faqen www.inlajmi.com, ngase qëllimi i ynë është të rritemi në çdo aspekt, duke krijuar të gjitha mjetet e informimit si IN Radio, IN TV dhe IN Production

Ne i kemi akreditimet për përcjelljen e ngjarjeve-konferencave në Presidencë, Parlament dhe Qeverinë e Kosovës. Pra të gjitha ngjarjet-aktivitet më me rëndësi në Kosovë dhe jashtë, transmetohen LIVE nga Gazeta Online InLajmi.

 

Po ashtu Gazeta Online “In Lajmi’’, prodhon edhe disa emisione autoriale, video, grafika, dhe të gjitha llojet e reklamave.

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.