Policia e Kosovës me rastin e diplomimit të gjeneratës së 54-të, organizon një ceremoni solemne e cila do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve (salla e basketbollit) në Prishtinë.
Me këtë rast policët e rinjë të kësaj gjenerate do të bëjnë edhe betimin që do paisen me certifikata.
Në hapjen e kësaj ceremonie solemne, pritet të marrin pjesë përfaqësues të ndryshëm të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Ky aktivitet fillon sot në ora 10:00./InLajmi/
