Anjezë Gonxhe Bojaxhiu ka lindur në Shkup më 26 gusht 1910, ndërsa ka vdekur në Kalkutë të Indisë më 5 shtator 1997, e njohur zakonisht si Nënë Tereza e Kalkutës dhe e nderuar në kishën katolike si Shën Tereza e Kalkutës, shkruan InLajmi.
Nëna Terezë ishte një murgeshë dhe misionare, me prejardhje shqiptare. U lind në Shkup, asokohe qendra e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Jetoi në vendlindje për 18 vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.
Shën Nënë Tereza më 25 janar 1980 nderohet me çmimin më të lartë civil të Indisë, Bharat Ratna.
Nënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion katolik, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4.500 motra dhe ishte aktiv në 133 shtete. Ato ofrojnë shtëpi për njerëzit që janë duke vdekur nga HIV/AIDS, lebra dhe tuberkulozi, ato ofrojnë ushqime, klinika të lëvizshme, programe këshilluese për fëmijët dhe familjet, jetimore, dhe shkolla. Anëtarët duhet t’i përmbahen betimit të “dëlirësisë, varfërisë dhe bindjes”, si dhe një kusht të 4-t, për të dhënë “shërbime falas e me gjithë zemër për më të varfërit e të varfërve”.
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu ishte ideatorja e Urdhrit të Misionarëve të Bamirësisë për të ndihmuar personat e varfër.
Nënë Tereza ishte një tregëtare e njohur, ishte bashkpronare e një firme ndërtimi në Shkup. Kompania e saj bëri bashkëfinancimin e projektit për ndërtimin e teatrit të parë të Shkupit.
Në vitin 1962, Qeveria e Indisë nderoi Shën Nënë Terezën me çmimin Padma Shri, për ndihmën e saj për trupat e Indisë. Ajo u nderua me çmimin Jawaharlal Nehru për Mirëkuptim Ndërkombëtar në vitin 1969.
Ajo mori pjesë në zhvillimin e linjës hekururodhe që e lidh Kosovën me Shkupin, Projekt që e kishte financuar personalisht.
Nënë Tereza tregonte cdo herë se ishte shumë krenare që familja e saj asnjëherë nuk e la dikë me dorë ose me zemër të zbrazët. Ajo disa herë e vizitoi edhe Kosovën .Cdo kund u admirua për veprat e saj bamirëse.
Në vitin 1979 ajo mori çmimin Nobel për Paqen dhe u shenjtërua më 19 tetor 2003 nga Papa Gjon Pali II ndërsa më 4 shtator 2016 shenjtërua nga Papa Françesku. /InLajmi/