Vogëlushja gjashtëvjeçe, Inara Bytyqi, pjesmarrësja më e re e Fastivalit, u ngjit në skenë sikur një flutur e vogël, dhe me interpretimin e saj bravuroz të këngës, “Mësuesja ime”, u shpall debutantja më e mirë në edicionin e 21 të Festivalit Tradicional mbarëkombëtar “Fluturat”, në Prizren – shkruan InLajmi

Në Prizrenit e bukur, buzë lumbardhit, në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, mbrëmë para një numri të madh të fëmijëve, prindërve dhe qytetarëve të tjerë, me sukses u mbajt edicioni i 21-të i Festivalit Tradicional mbarëkombëtar për Fëmijë “Fluturat”.
Ky edicion, i mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, falë traditave të kahershme të Prizrenit të lashtë, u realizua në mënyrën më profesionale dhe kreative, duke sjellë në skenë 16 këngë konkurruese, që të gjitha kompozime origjinale.
Çmimi kryesor i Festivalit, “Flutura e Argjendtë”, shkoi për solisten nga Shqipëria Kristel Krasniqi, me një performancë që rrëmbeu zemrat e publikut dhe të jurisë!
Tre Çmimet e para u takuan vogëlushëve; Ada Bobaj, Glorisa Tisi Paqarizi dhe Luna Spahiu.
Fituesit e çmimeve speciale ishin; Dueti më i mirë – “Këngë për FSK-në”, kënduar nga Xheneta dhe Fitore Mallaki. Interpretimi më i mirë i takoi vogëlushes Donika Ajdari nga Gostivari. Ndërsa Çmimi debutantja më e mirë i takoi vogëlushes Inara Bytyqi, e cila me zërin dhe paraqitjen e saj në skenë, u duartrokit gjatë nga publiku, që kishte arritur pothuajse ngatë gjitha trevat tona.
Pas përfundimit të Festivalit “Fluturat”, Adem Morina, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Prizren, u shpreh tejet I kënaqur për mbarëvajtjen e këtij festivali, ku jo vetëm që promovon talentin e fëmijëve, por edhe nxit dhe kurajon krijimtarinë muzikore dhe bashkëpunimin kulturor mes trevave shqiptare. O.Goranci/InLajmi/