Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi ka arritur në objektin ku do të mbahet takimi i liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, ka thënë se nuk pret të zgjidhet asgjë në Bullgari, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë, kryeministri Rama tha se nëse do të ketë zgjidhje do jetë motiv për të marr frymë më lehtësuar.
“Ju kam thënë dhe po e përsëris prapë, përkundër optimizmit të ngutur të disave, edhe këtu në Bruksel, nuk pres të zgjidhjet asgjë në Bullgari, por ndërkohë sigurisht nëse do të zgjidhet do të jetë motiv për të marr frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendit të NATO-s, të 2 vendeve të NATO-s në kulmin e një lufte të nxehtë në kufijtë e Evropës dhe nën vështrimin e 26 vendeve të tjera që shohin si yjet që rrinë e vështrojnë”, tha Rama. /InLajmi/