• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 15 May, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon Shqipëri

“Duhet t’i bindni miqtë për Shqipërinë në BE”, Rama: Në 11 maj vota juaj ka brenda profecinë e Gjergj Kastriotit

J G nga J G
29 April 2025
në Shqipëri
0 0
0
“Duhet t’i bindni miqtë për Shqipërinë në BE”, Rama: Në 11 maj vota juaj ka brenda profecinë e Gjergj Kastriotit
0
SHPERNDARJE
11
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, këtë të martë ishte në një takim elektoral me të rinjtë që drejtojnë fushatën “Votues i Parë për Pasaportën Europiane” në Qarkun e Fierit.

Rama u bëri thirrje atyre që të bindin edhe të rinjtë e tjerë që nuk janë pjesë e fushatës së PS, pasi sipas tij vetëm Partia Socialiste do ta çojë Shqipërinë në BE.

“Vota e 11 majit është më shumë se vota sot për nesër, por ka brenda dhe profecinë e Gjergj Kastriotit, dhe amanetin e rilindësve, dhe vuajtjet dhe torturat e prindërve të gjeneratës suaj në emigracion, dhe ëndrrat e shpresat gjithë shqiptarëve për ta parë veten në BE”, tha kreu i PS.

Fjala e Ramës:

Besoj që e keni parë që në këtë rrugëtim drejt 11 majit, ne jemi ndalur për të bërë takime të veçanta me vajzat dhe djemtë, duke filluar nga ata që votojnë për herë të parë. Sepse këto zgjedhje janë zgjedhjet më të rëndësishme prej shumë e shumë kohësh, pikërisht për votuesit e parë, pikërisht për të rejat dhe të rinjtë.

Çdo zgjedhje ka një rëndësi të veçantë për një komunitet, ka një rendësi të veçantë për mbarë vendin. Nuk ka zgjedhje të pa rëndësishme, por ama jo çdo zgjedhje ka peshën e përgjegjësisë, që nganjëherë fati të ve mbi supe kur ditën e zgjedhjeve bashkohen bashkë, edhe detyra për të zgjedhur një palë apo një individ, për të drejtuar një komunitet apo për të drejtuar vendin, edhe misioni për të çuar përpara vendin tënd, duke u takuar me historinë.

11 maji është një takim me historinë.

Sepse në 11 maj të gjithë votuesit e parë, të gjithë vajzat dhe djemtë e këtij vendi, të gjithë të rejat, të gjithë të rinjtë me votën e tyre, do të vendosin për Shqipërinë me BE-në në Europë dhe për t’u bërë qytetarë të barabartë të Europës, duke marrë pasaportën europiane.

Tani ju që keni ardhur këtu është shumë e qartë që nuk keni nevojë për predikime, sepse ju e keni bërë zgjedhjen tuaj. Por është shumë e rëndësishme që ju që të gjithë së bashku, të ndjeni detyrimin që zgjedhjen tuaj ta ndani edhe me të tjerë, me shokë, shoqe, në klasë, në auditor, në lagje, në fshat, në qytet, sepse këto zgjedhje janë më shumë sesa zgjedhje për Partinë Socialiste.

Këto zgjedhje janë më shumë sesa zgjedhje për një mandat të 4-tërt të Partisë Socialiste.

Këto zgjedhje janë më shumë të ngjashme me zgjedhjet e viti 1992, kur një shumicë e madhe shqiptarësh dhe shqiptaresh u bashkuan dhe votuan asokohe Partinë Demokratike.

Jo se ishin të tërë me Partinë Demokratike, por sepse në atë moment, ishte koha, ishte edhe vendi i duhur, pra kutia e votimit që duke votuar për Partinë Demokratike shqiptarët të ndanin historinë e të shkuarës me historinë e së ardhmes.

Dhe me 11 maj duke votuar për Partinë Socialiste, ju dhe shumica dërrmuese e shqiptareve do të ndajnë pikërisht historinë e derisotme, me historinë që nis pas 11 majit dhe që së bashku ne do ta kthejmë në një histori të vendit tonë duke e anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Dua t’ju them edhe diçka tjetër, Partia Socialiste së paku flas për zgjedhjet dhe nuk janë një e dy, janë më shumë, 9 zgjedhje që ne kemi bërë me Partinë Socialiste dhe kemi fituar.

Ka qenë gjithmonë në një përpjekje për të dhënë përpara qytetarëve një skuadër sa më përfaqësuese. Por si asnjëherë më parë, Partia Socialiste nuk ka pasur dhe sot ka një skuadër që është një skuadër më e reja në fletën e votimit.

Dhe këtu në qarkun e Fierit, një vajzë dhe një djalë që vijnë drejtpërdrejt nga radhët tuaja, nuk janë në listën e deputetëve, por janë tanimë 2 deputetë të rinisë së qarkut të Fierit në Kuvendin e Shqipërisë. Dhe nga ana tjetër në listën ku ju do të bëni zgjedhjen tuaj janë të tjerë vajza dhe djem që përsëri vijnë nga gjiri juaj.

Asnjëherë më parë, Partia Socialiste nuk ka kërkuar, siç e kërkon në 11 maj mbështetjen, angazhimin, fuqinë e bashkuar të të rinjve, jo si socialistë dhe demokratë, por si shqiptarë europianë, të gjithë së bashku.

Cilido dhe cilado që do të vijë me ju në 11 maj në kutinë e votimit dhe së bashku me ju, do të zgjedhë Partinë Socialiste, duke e vënë votën drejt në qendër të fletës, as majtas, as djathtas, po drejt në qendër, do ta kujtoj 11 majin, si ditën kur dha një dorë me votën e vet për Shqipërinë, zonjë, në shtëpinë e familjes së përbashkët europiane, raporton T.Ch.

Vota e 11 majit është më shumë sesa vota sot për nesër. Vota e 11 majit ka brenda edhe profecinë e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti, ka brenda edhe amanetin e rilindësve, ka brenda edhe të gjitha vuajtjet, të gjitha sakrificat, të gjitha torturat e prindërve të gjeneratës suaj në emigracion, ka brenda e të gjitha ëndrrat dhe shpresat e shqiptarëve për ta parë veten një ditë europian të barabartë mes europianësh.

Tags: Edi Rama
Postimi i mëparshëm

FFK mirëpret futbollistin Belgin Jashari, dënojnë fuqishëm çdo formë dhune

Postimi tjetër

“19 euro minuti i deputetit të Kosovës këtë muaj – Me 18 minuta punë, fitojnë aq sa është paga minimale në Kosovë”

Të ngjajshme Postime

“France24” jehonë fitores së Ramës në zgjedhjet e 11 majit: Rezultat edhe më i thellë se në 2021
Shqipëri

“France24” jehonë fitores së Ramës në zgjedhjet e 11 majit: Rezultat edhe më i thellë se në 2021

14 May 2025
Berisha: Zgjedhjet janë gabitur
Shqipëri

Berisha: Zgjedhjet janë gabitur

14 May 2025
Samiti i Komunitetit Politik më 16 maj në Tiranë, Vuçiq konfirmon udhëtimin në Shqipëri
Shqipëri

Samiti i Komunitetit Politik më 16 maj në Tiranë, Vuçiq konfirmon udhëtimin në Shqipëri

14 May 2025
Kutitë e fundit / PS shkon në 83 mandate, PD i humb edhe 2, bie në 50
Shqipëri

Kutitë e fundit / PS shkon në 83 mandate, PD i humb edhe 2, bie në 50

14 May 2025
Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Vlerësojmë qëndrimin e palëkundur për paqen në Ukrainë
Lajme

Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Vlerësojmë qëndrimin e palëkundur për paqen në Ukrainë

13 May 2025
“Kryeministër për herë të 4-tër”, Rama intervistë për Corriere della Sera: Meloni më uroi si motra vëllain
Shqipëri

“Kryeministër për herë të 4-tër”, Rama intervistë për Corriere della Sera: Meloni më uroi si motra vëllain

13 May 2025
Postimi tjetër
“19 euro minuti i deputetit të Kosovës këtë muaj – Me 18 minuta punë, fitojnë aq sa është paga minimale në Kosovë”

“19 euro minuti i deputetit të Kosovës këtë muaj – Me 18 minuta punë, fitojnë aq sa është paga minimale në Kosovë”

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 12 maj ndër vite?

15 May 2025
Qumështor me Petë dhe Arra të Pjekura – Shije e përsosur në shtëpi

Qumështor me Petë dhe Arra të Pjekura – Shije e përsosur në shtëpi

15 May 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mëngjesi do të jetë ende i ftohtë, Paradite kryesisht me diell

15 May 2025
Shpesh dhe vetëm pas një zhgënjimi të fortë, mësojmë të duam vërtetë

Shpesh dhe vetëm pas një zhgënjimi të fortë, mësojmë të duam vërtetë

15 May 2025
Kur shtrihej dora e pajtimit

Kur shtrihej dora e pajtimit

14 May 2025
Me deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pamje nga pritja madhështore e Donald Trump në Katar

Me deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pamje nga pritja madhështore e Donald Trump në Katar

14 May 2025
Trepça fiton në “Minatori”, një fitore larg mbrojtjes së titullit

Trepça fiton në “Minatori”, një fitore larg mbrojtjes së titullit

14 May 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu