Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën plenare të së mërkurës kanë refuzuar të votojnë projektligjet në pikat tjera të rendit të ditës, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë ka reaguar, Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, duke hënë se çështja e Trustit është jetike për qytetarët.
Lekaj tutje ju drejtua Kryeministrit Kurti, ku tha se qytetarët po kanë nevojë për ndihmë e jo për retorikat e tij boshe.
Postimi i plotë i tij:
Çështja e Trustit është jetike për qytetarët dhe këtë po e them për shkak se në ditë marr me qindra thirrje telefonike për këtë çështje.
Gjendja është e rëndë në terren, kryeministër, qytetarët kanë nevojë për ndihmë e jo për retorikat tuaja boshe! /InLajmi/