Eugen Cakolli nga IKD, ka shkruar në lidhje me të seancat e Kuvendit të Kosovës të cilat po mbahen që nga 19 prilli dhe nuk po kanë rezultat.
Nga kjo datë, deri sot janë mbajtur gjithsej 6 seanca e që të gjitha bashkë bëjnë 40 minuta punë,
Cakolli ka thënë se për këto 40 minuta, secili deputet do të marrë rreth 750€ pagë bruto, dhe se secila minutë efektive e deputetit do t’i kushtojë taksapaguesve 18.93€, ndërsa çdo sekondë – 0.32€, shkruan lajmi.net.