Spanja dhe Gjermania u përpoqën të shuanin zjarret të dielën mes një vale të pazakontë të nxehtit që ka përfshirë Evropën Perëndimore këtë vit, transmeton InLajmi.
Dëmi më i madh në Spanjë ka qenë në provincën veriperëndimore të Zamora ku mbi 25 mijë hektarë janë djegur, thanë autoritetet rajonale, ndërsa zyrtarët gjermanë thanë se banorët e 3 fshatrave pranë Berlinit u urdhëruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të një afrimi të zjarrit të dielen.
Autoritetet paralajmëruan se ekziston ende rreziku që një ndryshim i pafavorshëm i motit mund të shkaktojë përsëri shpërthim të zjarrit.
Temperaturat në këto vende kanë shkuar mbi 40 grad Celsius, shkruan The Washington Post.
Mungesa e reshjeve të shiut këtë vit e kombinuar me erërat e forta kanë krijuar kushtet për përhapjen e zjarreve. /InLajmi/