Presidenti i Letonisë, Edgars Srinkevics, ka reaguar pas plagosjes së Kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, duke e dënuar këtë akt dhe duke bërë thirrje për hetim të hollësishëm, përcjell InLajmi.
Srinkevics tha se dhuna është e papranueshme.
Ai i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit të Sllovakisë duke shtuar se duhet hetuar sa më hollësisht.
Postimi i plotë i tij:
Çfarëdo dallime politike apo të tjera që ekzistojnë, dhuna është krejtësisht e papranueshme. I uroj shërim të shpejtë Kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico. E dënoj këtë atentat dhe bëj thirrje për një hetim të hollësishëm./InLajmi/