Mbresa nga ekspozita personale e piktorit akademik Enver Hoxhaj, në ambientet e Hamamit të Gazi Mehmet Pashës në Prizren – nga InLajmi
Ka shumë vite që piktori Enver Hoxhaj, po e trason rrugën e vet në botën e artit pamor, me ekspozita tejet interesante në vend dhe jashtë, me temë kryesisht nga trashëgimia mjaft e pasur kulturore e historike të Prizrenit.
Nga një opus i pasur i pikturave për urën e gurit, kalanë e qytetit, xhamitë, kishat, Sahat kulla, krojet e Shadërvanit, dhe gjithë çka prezantonte qytetin e lashtë historik, në këtë ekspozitë e cila zgjoi interesim të madh tek aderuesit e artit në përgjithësi, autori Hoxhaj na solli fugurën qëndrore aktuale në kulturën urbane të qytetit të lashtë; KALLDËRËMIN e Prizrenit.
Dhe, derisa mbi kalldërëmet e Prizrenit, që bartën e bartin hapërime e stuhi, sot e shumë shekuj më parë, çdo gjë duket heshtur, piktori Hoxhaj, në 30 pikturat e ekspozuara të punuara kryesisht me teknikën vaj, audiencën e vë pranë një katrori katërkëndësh, që ndoshta në takim të parë mund të jetë e pakuptimtë, gurë i ftohtë ngjyrë gri, por që le të kuptohet se lajtmotivi i tij është trashëgimia e arkitekturës së qytetit, aroma e humbur, nostalgjia dhe kujtimet për shumë gjenerata për kalldërëmin, i cili fillon diku dhe nuk mbaron dot gjatë tërë rugëtimit.
Kështu, një histori, një jetë që ende trumbeton në mozaikun e qytetit të lashtë, kalldërëmi, tani në pëlhurën e bardhë piktori e bënë më konceptuale, më të abstrahuar, me anë të shumë nuancave të ngjyrave të ngopura mirë, të kërkuara deri tek përsosshmëria e tyre. Këto nuanca edhe pse duken të përafërta njëra me tjetrën, janë të ndryshme dhe shprehin një ekstazë nga bota e brendshme dhe ajo e jashtme e piktorit, i cili me një mjeshtri i bashkërendon formën dhe ngjyrën me kulturën urbane të qytetit të Prizrenit.
“Kjo lëvizje e botëkuptimit artistik, i përcakton gjithashtu edhe karakteristikat, si tshprehet vetë artitsiI, të një kutie pesëdhjetë vjeçare, që bënë pjesë në historinë e qytetit të vet dhe nuk ka tendencë të paraqes asgjë jashtë përjetimit personal. Me frikën e mjeshtrit, por edhe me një forcë kreative, Hoxhaj paraqet shpirtin e qytetit si të vetin me imazhe të shkëlqyera nga gjërat e vogla të jetës së përditshme”, – shkruan Skender Boshtrakaj.
Ndërkaq, në pjesën tjetër të Galerisë së hamamit, adhuruesit e artit pamor, kishin mundësi t’i përcjellin edhe 2 video instalime, dhe nje instalim zëri, ku nga bota e nëndheshme piktori sheh figura në formë katrori, kalldërëmin.
Kurse instalimi i zërit është bërë në kohë reale gjatë 24 orëve nëpër qytet, ku dëgjohen zëra nga gurgullima e Lumbardhit, nga krojet e Shadervanit, ezanet e xhamive, këmbanat e kishës, hapat e qytetarëve, etj.
Në pyetjen tonë; Pse kalldërëmat e Prizrenit, piktori Hoxhaj u përgjigj. “Me rastin e karantinimit gjatë pandamisë globale #Covid 19#, një kohë të madhe e kaloja në atelenë time, ku më erdhi një Vegim, me temën Kalldërëmi i pa fund!…
Osman Goranci/InLajmi/