Përparim Islami “ Rruki” i bashkohet klubit të Dritës, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook FC Drita, ku tha që Islami është njëri prej mbrojtësve më të mirë të krahut të djathtë dhe se mes shumë ofertash ai zgjodhi klubin nga Gjilani.
Islami do të jetë pjesë e klubit për 2 vitet e ardhshme dhe ai do të jetë një forcë shtesë në kampionat si dhe në garat europiane të cilat zhvillohen në muajin Korrik.
Njoftimi i plotë i FC Drita:
RRUKI është bardhë e kaltër!
Përparim Islami i njohur si RRUKI është afrimi ynë i parë për këtë vit.
Njëri prej mbrojtësve më të mirë i krahut të djathtë mes shumë ofertash ka zgjedhur klubin tonë.
Islami do të jetë pjesë e klubit për dy vitet e ardhshme dhe do të jetë një forcë shtesë në kampionat dhe në garat europiane të cilat do të zhvillohen në muajin korrik!
Islami në të kaluarën ka qenë pjesë e disa klubeve kosovare dhe së fundmi ishte pjesë e KF Feronikeli.
Mirë se vjen Përparim Islami
FC DRITA /InLajmi/