Gazetari Ermal Toti ka zbuluar se Franko Foda pritet të zyrtarizohet si trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës.
Komentet Toti i bëri në Euronews Albania, ku tha se Foda njihet për dorë të fortë dhe pritet që të vendosë rregull brenda skuadrës së Kosovës.
Ai tha gjithashtu se Foda ka punuar për 4 vite në drejtimin e përfaqësueses austriake, gjë që sipas tij tregon se ai ka përvojë.
“Emri që flitet është Franko Foda. Ai ka punuar për 4 vite në drejtim të përfaqësueses austriake. Është në gjendje të menaxhojë një grup lojtarësh. Mirëpo duket se ekipet përfaqësuese, edhe ai i Kosovës, kanë nisur të funksionojnë më shumë si klube sesa si ekipe kombëtare.
Shalandi i ka bërë dëm përfaqësueses së Kosovës. Franko Foda është nga ata trajnerë që njihen për dorën e fortë. Te Kosova nuk mungojnë talentet, por janë pak të përkëdhelur dhe situata e Kosovës është pikërisht për shkak të këtyre sjelljeve.
Nuk është hera e parë që futbollistë të ekipeve kombëtare shkaktojnë trazira atje ku janë. Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës duan një dorë të fortë. Fota ka zhvilluar pjesën dërrmuese të karrierës së tij në Austri, vend që njihet për disiplinën e lartë dhe nuk do të ishte pak nëse do të emërohej si trajner i Kosovës”, tha Toti.