• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 11 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Kulturë Humor

Letër nënës nga muaji i mjaltit

V E nga V E
5 July 2020
në Humor
0 0
0
Letër nënës nga muaji i mjaltit
39
SHPERNDARJE
143
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

“E dashura nënë,

Unë jam shumë mirë. Ka dhjetë ditë që me Rrustemin jemi vendosur në një hotel lluksoz, me pesë yje, të një pronari italian, këtu në Malin e Robit në Shqipërinë nanë. Natyrisht këtu erdhëm me paratë e bacit Shaban, vëllaut të tij nga Zvicra. Jemi në katin e nëntë dhe ka ditë që nuk po dalim në plazhë nga apartamenti ynë, sepse edhe nuk po dimë ta përdorim ashensorin. Më mirë është kështu!…

Rrusta po ka dëshirë që muajin e mjaltit t’a shfrytëzojmë ashtu si duhet, deri në maksimum. Pse jo. Edhe mua po më pëlqen kështu. Dhoma e fjetjës është e madhe dhe shumë e bukur, me drita të vogla dhe shumëngjyrëshe, alla françeze. Në mes është dysheku i madh me ujë. Kur po shrihemi po na duket se jemi duke lundruar me valët e detit. Një natë, kur nisëm me u cigëlue, Rrusta pahiri rra nga dysheku, pingul në parket. Nuk u lëndua shumë, e ka kokën e fortë. Pak u prish parketi, por e mbuluam me tepih dhe se nuk po vërehet asgjë.

Çdo ditë, moj nënë, ushqimin po na e servojnë në dhomë, me lloj lloj pjatash dhe me disa kusia të vogla, si mullari i bacit Demush. Kemi një banjo të mrekullueshme. Aty ka shumë pasqyre, që në fillim na hutojshin. Nuk ia qëllonim dotë nga është dera. Një ditë, zjarrëfikësit e hotelit i hoqën të zitë e ullirit deri sa na nxorrën nga banjoja. Tani, u mësuam, pa problem po e hapim derën e banjos. Afër murrit është një kadë e madhe prej mermeri. Kur po mbushet, uji po qarkullon në te, sikur nëpër filma, e mos të flas për shampona. Rrusta u kënaq. Shpesh here po hyp përmbi fontanë dhe po kërcen në ujë, si një dallëndyshe. Po i përkujton ditët e rinisë, kur nga dudi i madh i bacit Azem, kërcente në përroin e fshatit. Një ditë, rastësësiht, harrova t’ia mbushë kadën me ujë!…

Për fat kërceu me bark e jo me kokë. Dy ditë, pos përsheshit me qumësht, nuk ka shti gjë në gojë. Por u këndell shumë shpejtë, sepse si më tregonte vet, me dhjetra herë ishte rrëxuar si fëmijë nga mullarët e sanës dhe se tani, e ka trupin si llastëk. Kemi edhe televizor në dhomë si dhe një studio të madhe për muzikë. Me që ia morrëm dorën studios, orë e çast po i lëshojmë disçet e Shkurtes, Ilirit, Mahmutit, motrave Mustafa, etj, sa që krejt kati i hotelit po dridhet. Ndojherë, po dëgjohen disa mysafirë, kur po bërtasin nga dritaret ose balkonat, por nuk po mërzitemi shumë. Edhe ne jemi mysafirë. Sa keq që nuk i morra me vete edhe kasetat ku i pata inçizuar këngët që i kënduam me def për kënagjegje!… Në dhomën e pritjes, pos televizorit dhe studios, kemi bifenë me pije të ndryshme dhe një frigorifer. Aty i futëm edhe tegllën me djathë të sharrit që na dha ti kur u nisëm për në pushim, si dhe dy teglla ajvar dhe një tjetër me speca turshi, që na i dha tezja Hyremo!…

E dashura nënë, kam lajme shumë të mira për ty. Pardje me kënaqësi Rrusta m’a hekurosi setrën dhe m’i lau çorapet me lule që m’i dhuroi dada Naze për martesë, ndërsa dje m’i pastroi këpucët nga pluhuri. Tani, është në banjo duke i larë pantollonat e tij dhe blluzën time të bardhë…Mbrëmë më premtoi se kur të kthehemi në shtëpi, do t’i laj edhe enët dhe se do të mësoj që të përgatisë edhe ndonjë gjellë për drekë. Edhe disa ditë moj nënë, do të bëhet punëtor si babi, shtëpiak i mirë dhe i urtë…pa gojë…”

Nanë, të do shumë vajza jote Lena!….

Tags: HumoreskëMuaji i mjaltitOsman Goranci
Postimi i mëparshëm

Italia shënon 7 viktima në 24 orë nga koronavirusi

Postimi tjetër

Vdes edhe një person në Kosovë nga koronavirusi

Të ngjajshme Postime

NEW BORN
Humor

NEW BORN

16 January 2024
Aforizma për Prizrenin
Humor

Aforizma për Prizrenin

18 November 2023
Trimat e UÇK-së, e bën pushkën top dhe i thanë okupatorit barbar; YUGOSERBIJA, YU-GO-HOME 
Humor

Trimat e UÇK-së, e bën pushkën top dhe i thanë okupatorit barbar; YUGOSERBIJA, YU-GO-HOME

3 November 2023
Një dramë për bullicën
Humor

Një dramë për bullicën

21 October 2023
Fëmijët e fqinjit tim
Humor

Fëmijët e fqinjit tim

22 September 2023
Muri fajtor
Humor

Muri fajtor

25 August 2023
Postimi tjetër
Vdes një person me kronavirus në Kosovë

Vdes edhe një person në Kosovë nga koronavirusi

Lajmet e fundit

70 mijë euro dorëzani: Gjykata sqaron pse u liruan Mefail dhe Edonis Shkodra

70 mijë euro dorëzani: Gjykata sqaron pse u liruan Mefail dhe Edonis Shkodra

11 August 2025
Prishtina promovon gjidhënien me mural në qendër të qytetit

Prishtina promovon gjidhënien me mural në qendër të qytetit

11 August 2025
38 vatra aktive zjarri në Kosovë, 24 vazhdojnë të jenë aktive

38 vatra aktive zjarri në Kosovë, 24 vazhdojnë të jenë aktive

11 August 2025
Llapi me një tjetër goditje, transferon lojtarin nga skuadra e njohur gjermane

Llapi me një tjetër goditje, transferon lojtarin nga skuadra e njohur gjermane

11 August 2025
Lirohet nga spitali i plagosuri në rastin e vrasjes së trefishtë në Gjilan

Lirohet nga spitali i plagosuri në rastin e vrasjes së trefishtë në Gjilan

11 August 2025
Vrasja e argjendarëve në Gjilan, kolegët e tyre mbyllin lokalet sot

Vrasja e argjendarëve në Gjilan, kolegët e tyre mbyllin lokalet sot

11 August 2025
Ishte duke notuar në det, ndërron jetë pushuesi në Shqipëri

Ishte duke notuar në det, ndërron jetë pushuesi në Shqipëri

11 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu