Burri shkoi në spital, që ta vizitojë gruan e sëmurë. Posa e hapi derën e dhomës, i sheh gruan dhe mjekun në dysheme
– Hë! – çuditet burri. – Edhe në spital?
– Zotëri, unë… – mjeku ngritet nga dyshemeja. – Erdha ta kontrolloj pacienten, kur…
– I dashur, nuk është ajo çka po mendon ti. – i thotë gruaja. – Por, mjeku më tregoi një barcoletë tejet interesante, sa që nga të qeshurat ramë nga krevati.