Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli në lidhje me rastin ku u rrëzua çatia e objektit të ri të Komunës së Prishtinës është shprehur se ndërtimi duhet të jetë një proces i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm përcjell InLajmi.
Pacolli gjithashtu ka thënë se është thelbësore që ndërtuesi të ndërtojë pa kompromis për cilësi.
Tutje ai pyet se edhe sa çati duhët të rrëxohen derisa të kuptojmë se duke neglizhuar kriteret e ndërtimit po rrezikojmë jetën e njerëzve.
Postimi i plotë i tij:
Ndërtimi nuk duhet të jetë vetëm një akt i ndonjë veprimi, por një proces i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm që duhet të zbatohet nga njerëz profesionistë, me përvojë dhe kompetent.

Është thelbësore që ndërtuesi të ndërtojë pa kompromis për cilësi, vetëm duke respektuar standardet, normat, kriteret dhe udhëzimet e industrisë.
Edhe sa Qati duhët të rrëxohen derisa të kuptojmë se duke neglizhuar kriteret e ndërtimit po rrezikojmë jetën e njerëzve!/InLajmi/