• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 13 November, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Kulturë Humor

NEW BORN

Antigona Selimi nga Antigona Selimi
16 January 2024
në Humor
0 0
0
NEW BORN
0
SHPERNDARJE
55
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Osman Goranci

Sa interesant! Më përparimin e hovshëm të shkencës dhe teknikës, na erdhi CELULARI, si mjet komunikimi dhe i dërgimit të porosive, që në këtë dinamikë të shtuar të jetës, po na e kursen mundin, kohën dhe me pedanteri po na i zbrazë xhepat, ashtu se ashtu të shqyer. Kur jemi me bagëti, ose duke punuar në arë dhe piqet pitja aty është, celulari. Kur shkojmë në “udhëtim” zyrtar, kur vijnë festat e ndryshme, kur jemi shumë të zënë, vetëm me një SMS, kryhet puna!…

Por, kur mendoj sa kanë vuajtur për një informatë dhe si janë marrë vesh njerëzit para se të zbulohet celulari, më duket sikur një ëndërr!…

Në fillim kur është krijuar njerëzimi, si mjete komunikimi janë përdorur këmbët, duart, grushtet, dhëmbët, eshtrat e kafshëve të ndryshëm, etj. Më vonë, njerëzit me mjete të ndryshme dhe të forta, filluan t’i shkruajnë porositë nëpër shkëmbinj. Me që gdhendja e shkëmbinjve, ishte punë shumë e mundimshme, atëbotë disa zbuluan një formë të re të komunikimit nga larg, gurin. Por, edhe guri nuk ishte aq i sigurt, sepse ndonjëherë thyheshin xhamat apo kokat e njerëzve, gjatë dërgimit apo marrjes së porosive.

Kështu, me kalimin e kohës, në shumë mjedise njerëzit filluan t’i zbusin dhe t’i ushtrojnë pëllumbat për dërgimin e porosive. Me që në disa vende, njerëzit qëllonin të uritur dhe posa të arrinin në cak, ata i hanin pëllumbat lajmëtarë, ZËRI-bërtima, filloi të bëhet mjet më i lehtë dhe më i lirë për komunikim. Pse jo!…

Një ditë nga kodra e pulave, Hasani e thërret Sylën dhe i thotë që ta përcjellë porosinë në gjithë malësinë, sepse kishte lexuar në gazetë, se sot reduktimet e rrymës do të jenë, 4:2. Syla, nga rrasa e zogut, bërtet në drejtim të bjeshkës së Çaushit ku qëndronte Dema, i cili menjëherë drejtohet nga maja e Bardhë, ku ishte duke pritur Ramadani. Ky e thërret Xhemshitin tek kodra e gështenja-ve, i cili menjëherë drejtohet nga lugina e dudave!…

– 0, Ibish. Përcille porosinë më tutje, se sot reduktimet e rrymës janë katastrofë, 4 me 2 në favor të territ.

Fatkeqësisht, Ibishi ishte shumë i zënë duke ngrënë duda. Ai, ia bënë me dorë gruas së vet Kumries që të ngrihet në këmbë dhe ta kthej porosinë prapa.

– O, Xhemshit, personi që po e kërkon momentalisht nuk ka qasje në rrjet. Pusho pak dhe provo ma vonë.

Posa e merr këtë përgjigje nga Kumria, Xhemshiti paksa i nevrikosur kthehet nga kodra e kuqe.

– O, Stojan përcille porosinë më tutje, se reduktimet e rrymës për sot janë 4 me 2.

– Ne razumem. /S’po kuptoj/ – Përgjigjet Stojani.

Kjo nuk ishte hera e parë që këputej lidhja tek Stojani apo tek bashkëmendimtarët e tij. Kështu, përgjigja e tij i alarmoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë komunikim, që të mendojnë ndonjë zgjidhje tjetër. Dhe, nuk pritën shumë!…

U deshtë të kalojë afro një shekull, deri sa dikush e zbuloi mënyrën re të komunikimit, pa e penguar Stojani dhe basdhkëkombasit e tij; NEW BORN./InLajmi/

Tags: CelularNew BornShkëmbinjtë
Postimi i mëparshëm

40 viktima në brigjet e Mesdheut, përmbytet anija me refugjatë

Postimi tjetër

Kur duhet ta ndërroni baterinë e iPhone-it tuaj?

Të ngjajshme Postime

Aforizma për Prizrenin
Humor

Aforizma për Prizrenin

18 November 2023
Trimat e UÇK-së, e bën pushkën top dhe i thanë okupatorit barbar; YUGOSERBIJA, YU-GO-HOME 
Humor

Trimat e UÇK-së, e bën pushkën top dhe i thanë okupatorit barbar; YUGOSERBIJA, YU-GO-HOME

3 November 2023
Një dramë për bullicën
Humor

Një dramë për bullicën

21 October 2023
Fëmijët e fqinjit tim
Humor

Fëmijët e fqinjit tim

22 September 2023
Muri fajtor
Humor

Muri fajtor

25 August 2023
Këshillat e Zotit /xh.sh./
Humor

Këshillat e Zotit /xh.sh./

6 July 2023
Postimi tjetër
Kur duhet ta ndërroni baterinë e iPhone-it tuaj?

Kur duhet ta ndërroni baterinë e iPhone-it tuaj?

Lajmet e fundit

Humanus Vita organizon tryezë për gratë migrante me përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve dhe medieve

Humanus Vita organizon tryezë për gratë migrante me përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve dhe medieve

12 November 2025
2300 vite burg për rivalin e Erdogan/ ‘Çmendet’ kryeprokurori në Stamboll, e akuzoi për 142 vepra penale

2300 vite burg për rivalin e Erdogan/ ‘Çmendet’ kryeprokurori në Stamboll, e akuzoi për 142 vepra penale

12 November 2025
“E pabazuar”- PZAP ia rrëzon Sveçlës ankesën ndaj aktivistit të LDK’së që e fotografoi ministri në detyrë

“E pabazuar”- PZAP ia rrëzon Sveçlës ankesën ndaj aktivistit të LDK’së që e fotografoi ministri në detyrë

12 November 2025
Çfarë po zihet? Bëhen bashkë aktorë të serialit ikonik “Kafeneja Jonë”

Çfarë po zihet? Bëhen bashkë aktorë të serialit ikonik “Kafeneja Jonë”

12 November 2025
Ish-gjyqtari s’përjashton mundësinë që edhe Albin Kurti të përfshihet në aktakuzën për rezervat shtetërore

Ish-gjyqtari s’përjashton mundësinë që edhe Albin Kurti të përfshihet në aktakuzën për rezervat shtetërore

12 November 2025
“Veliaj në burg pa gjyq”, Rama-Kushtetueses: Jepini mundësinë të bëjë detyrën

“Veliaj në burg pa gjyq”, Rama-Kushtetueses: Jepini mundësinë të bëjë detyrën

12 November 2025
Policia për alarmin me bombë në Fushë Kosovë: Nuk është gjetur asgjë e dyshimtë

Policia për alarmin me bombë në Fushë Kosovë: Nuk është gjetur asgjë e dyshimtë

12 November 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu