Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është shprehur i pikëlluar nga vdekja e ish-presidentit finlandez, diplomatit të OKB-së e laureatit të Çmimit Nobel për Paqe, Martti Ahtisaari, përcjell InLajmi.
Lajçak, derisa shprehë pikëllimin e thellë të tij, ai ka fjalët më të mira për të ndjerin, ndërsa thekson se Ahtisari ishte një gjigant shumë i respektuar i politikës së jashtme.
“I pikëlluar thellë për ndarjen nga jeta të ish-presidentit 🇫🇮 dhe laureatit të Nobelit, Martti Ahtisaari. Një gjigant shumë i respektuar i politikës së jashtme, i vlerësova pa masë njohuritë, vizionin dhe vlerësimet e tij. Ai dikur tha se paqja është çështje vullneti. Kjo mbetet më e vërtetë se kurrë”, është shprehur Lajçak. /Inlajmi/
https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1713837694952828986?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1713837694952828986%7Ctwgr%5E3f841467d172303d84fed147c635fbf6107f3116%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ffrontonline.net%2Flajcak-per-ahtisaarin-gjigant-i-politike-se-jashtme-tha-se-paqja-eshte-ceshtje-vullneti-kjo-mbetet-me-e-vertete-se-kurre%2F