Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Ableard Tahiri, në seancën e së enjtes ka deklaruar se deputetët e PDK-së nuk do t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, raporton InLajmi.
Deputeti Tahiri theksoi se kjo legjislaturë është jo funksionale dhe se duhet të shpërbëhet.
“Ne ju ftojmë të caktojmë datën e zgjedhjeve. Atë ditë që dakordohemi që të shpërbëhet ky parlament kemi me i votu marrëveshjet ndërkombëtare. Kjo legjislaturë është jofunksionale”, deklaroi Tahiri.