Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kritikuar deputetët për mos votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, raporton InLajmi.
Mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare e kishin paralajmëruar deputetët e opozitës.
Kryekuvendari Konjufca, paksa i “nervozuar”, u shpreh se një kuvend që nuk e ka kapacitetin për të miratuar marrëveshjet ndërkombëtare nuk ja vlen që ekziston.
“Me thënë të drejtën unë si kryetar i Kuvendit të Kosovës mendoj që një kuvend që nuk e ka kapacitetin e vet objektiv me kalu marrëveshje ndërkombëtare nuk ia vlen me ekzistuar legjislatura hiç”, deklaroi Konjufca.