Ish-lojtari i NBA-së, Enes Kanter, po kërkohet nga qeveria turke, e cila ofron 500,000 dollarë shpërblim për çdo informacion që çon në burgosjen e ish-basketbollistit të Utah Jazz, OKC Thunder, NY Knicks, Portland Trail Blazers, Boston Celtics dhe Houston Rockets.
“Për shkak të platformës sime, sa herë që them diçka, ajo shpërndahet kudo dhe qeveria turke e urren këtë.Ata po bëjnë gjithçka që munden për të më mbyllur gojën”, tha Kanter Kanter mori shtetësinë amerikane në nëntor 2021 dhe u transferua në Uashington, aktualisht i mbrojtur nga FBI, shkruan Super Sport.
Konflikti i Enes Kanter me presidentin e Turqisë, Erdogan, u intensifikua pas kritikave të lojtarit për represionet e kreut të shtetit, të cilin ai e etiketoi “Hitleri i shekullit tonë”. Basketbollistit iu hoq nënshtetësia turke në vitin 2017, si dhe u lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet turke.