Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka përkujtuar të rënët e masakrës së Reçakut për të cilët tha se janë liria e Kosovës, përcjell InLajmi.
Jashari nuk la pa përmendur ndodhit e fundit në Veriun e Republikës së Kosovës ku tha se shteti serb akoma edhe tash e sa vite pas luftës po mundohet të ketë ndikim në vend.
Ai tha se shteti serb nuk po merr përgjegjesi për aktet barbare te kryera mbi qytetarët e shtetit të Kosovës, por që masakra e Reçakut është ajo që e dëshmon më së miri krimin e shtetit serb kundër njerëzimit në Kosovë.
Sakfrica e të rënëve të Reçakut do të lujtohet ërherë më nderë dhe krenari, këto ishin fjalët e ish-kryetarit të Skenderajt.
Postimi i plotë i tij:
24 vite pas, kriminelët serb që masakruan 45 shqiptarë në Reçak shetisin të lirë kurse luftën tonë çlirimtare tentojnë të njollosin dhe krahasojnë me agresorin serb. 24 vite pas, shteti serb ende pa dhënë përgjegjësi nderkombëtare për të pagjeturit dhe krimet e bëra në Kosovë.
Përkujtimi i masakrës së Reçakut si një dëshmi e fortë e krimit kundër njerëzimit që po zhvillonte agresori serb mbi popullin e Kosovës na dëshmon se sa pak kemi bërë si shtet në mbledhjen e fakteve dhe dëshmive kundër Serbisë dhe dokumentimin e historisë sonë.
Masakra e Reçakut mbetet një nder faktorët vendimtar të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë, me këtë masakër, falë punës sensibilizuese të ish ambasadorit të OSBE-së, William Walker, lufta jonë për çlirimin e vendit mori kahje të re dhe përkrahje ndërkombëtare.
Sot me nder e krenari kujtojmë e nderojmë sakrificën e martirëve të Reçakut të cilët me gjakun e tyre u bënë themel i Lirisë dhe Pavarësisë sonë.
Lavdi të rënëve për Lirinë e Kosovës!/InLajmi/