Adriatik Rraci është emëruar Menaxher i Përfaqësueseve të Kosovës në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), përcjell InLajmi.
Kështu ka bërë me dije , Federata e Basketbollit të Kosovës përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Rraci për 5 vite ka qenë në klubin e Pejës, nga viti 2016 deri më 2021, duke qenë Menaxher i Klubit, ndërsa në 2 vitet e fundit ka qenë edhe Drejtor Sportiv në klubin pejan.
Adriatiku ka qenë basketbollist i klubit verdhezi, nga grup moshat e reja deri në ekipin e parë.
“Jam i lumtur me pritjen që më është bërë në FBK dhe mezi po pres të filloj punën. Jam i motivuar për të punuar me Përfaqësueset e Kosovës dhe shpresoj se do të kemi suksese së bashku”, është shprehur Rraci për faqen zyrtare të FBK-së.
Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, ka shtuar që Rraci do të jetë një ndihmë e madhe për Federatën e Basketbollit dhe Përfaqësueset e Kosovës.

“Jam e lumtur që Adriatik Rraci i është bashkuar Federatës së Basketbollit të Kosovës. Përvojën e tij disa vjeçare do ta bartë edhe në Përfaqësueset e Kosovës dhe të kontribuoj në realizimin e programeve të FBK-së. Ne zhvillojmë shumë aktivitete dhe gara ndërkombëtare me Përfaqësueset e Kosovës, andaj shpresoj që do të kemi suksese së bashku”, theksoi Dushku./InLajmi/