Raundi i 2-të i bisedimeve ndërmjet delegacioneve nga Ukraina dhe Rusia për situatën në Ukrainë është planifikuar të mërkurën, raportojnë mediat shtetërore ruse, transmeton InLajmi.
Agjencia ruse e lajmeve TASS të martën citoi një burim nga pala ruse duke thënë se e mërkura, 2 mars, është data për të cilën të 2-ja palët kishin rënë dakord fillimisht.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA shtoi se raundi i 2-të i bisedimeve do të zhvillohet në Bjellorusi pranë kufirit Bjellorusi-Poloni.
Politikani bjellorus Yury Voskresensky tha se bisedimet Rusi-Ukrainë janë afër.
Sipas Voskresensky, anëtarët e parë të delegacioneve pritet të mbërrijnë sot në mbrëmje në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk.

Raundi i parë i bisedimeve të hënën zgjati për 5 orë dhe përfundoi pa ndonjë përparim, shkruan CNN.
Zyrtarët ukrainas nuk kanë konfirmuar ende se e mërkura është data për raundin e 2-të të bisedimeve. /InLajmi/