Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, raporton InLajmi.
Tahiri gjatë kësaj konference ka thënë se nuk ka pasur implementim të mjaftueshëm të agjendës parlamentare, teksa shtoi se qeveria ka përmbushur rreth 25% të mandatit.
“Në tashmë po hymë në vitin e 2-të dhe realisht është përmbushur 25% e mandatit të kësaj qeverie. Realisht kur e sheh agjendën parlamentare dhe punën e saj lë shumë për të dëshiruar. Agjenda parlamentare s’ka arritur që të implementojë as 20% të asaj që është planifikuar. Nuk kemi pritur që të implementohen 100% por bile diku deri në 60%”, ka thënë Tahiri. /InLajmi/