Një gazetar nga Kosova e ka pyetur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se a do t’i kërkojë Serbia falje Kosovës për krimet e luftës?
Vuçiq ka thënë se krime të luftës janë kryer nga të 2-ja palët, raporton Klan Kosova
“Sa herë që unë e vizitoj Kosovën, Klan Kosova më pyet për krimet e luftës. Janë kryer krime nga të 2-ja palët dhe këtu s’ka dyshime. Unë kam qenë kundër kriminelëve të luftës. Besoj se ata duhet të gjykohen dhe të dënohen”, ka thënë Vuçiq. /InLajmi/