Në sallën e operimit, pacienti e pyet anesteziologun.
– Zotëri, si do të më mpini. Do të përdorni anestezion lokal apo do të më mpini të tërin?
– Do t’ju mpij tërë trupin, me anestetik të fortë. Më besoni se nuk do të ndjeni asgjë.
– Atëherë, m’i porositni nja dhjetë qebapa dhe pak sallatë për meze, – i thotë pacienti.
Autor: Osman Goranci