Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 872 tiketa për mosrespektim e masave anti-Covid, përcjell InLajmi.
Krahas angazhimeve në përputhje me dispozitat e parapara, përkundër shumë vërejtjeve policore për mosrespektim të masave ka qytetarë që nuk po respektojnë këto masa.
Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht.
Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-1 /InLajmi/
.
