Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova dhe Serbia janë nominuar për çmimin Nobel për Paqe lidhur me marrëveshjen e 4 shtatorit.
Nominimin ka bërë deputeti i Partisë Kristian Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe i dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, shkruan Reporteri.
“Presidenti Donald Trump është nominuar për të dytën herë për çmimin Nobel për Paqe për marrëveshjen historike mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Grenell në Twitter, derisa i ka bërë retwett postimit të deputetit të Partisë Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson, i cili e ka marrë iniciativën për nominimin e qeverive të këtyre shteteve për këtë çmim.
Për nominimin e Kosovës ka reaguar edhe kryeministri Avdullah Hoti i cili ka falënderuar deputetin suedez.

“Jashtëzakonisht falënderues ndaj deputetit të Partisë Kristian Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson, për nominimin për çmimin Nobel për Paqe”, ka shkruar shkurt ai.