Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se situata politike nuk ka ndryshuar nga seancat e kaluara dhe se vetëm një ndërrim i kandidatit për kryeparlamentar mund të sjellë zhvillime të reja,
“Nëse ndodh ndërrimi i kandidatit, atëherë mund të lëvizë diçka dhe ne do të votojmë”, theksoi Haradinaj, i cili shtoi se janë përmendur disa emra potencialë, raporton E.O.
“Për fat të keq nuk ka ndonjë ndryshim sikurse seancat e ardhshme, nëse sot ndodh që do të ndërrohet kandidatja sot do të votohet nga ne. Nëse ndërrohet kandidati mund të lëvizë diçka, përndryshe situata do të jetë e njëjtë. Kemi dhënë një zgjidhje për kandidatë unifikues, nëse kjo ndodhë me siguri se do të votohet. Ne kemi përmendur dy emra, por ka edhe emra të tjerë”, tha Hardinaj.