Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përkujton ish-presidentin, Ibrahim Rugovën, duke theksuar se vepra dhe kontributi i jashtëzakonshëm do të mbesin përgjithmonë në zemrat dhe mendjet tona, përcjell InLajmi.
Rama shorehet se në 18 vjetorin e vdekjes, nderuam figurën e veçantë të popullit tonë, njeriun që vuri themelet e shtetit, paqësorin, presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova.
Tutje ai shton se vepra dhe kontributi i jashtëzakonshëm do të mbesin përgjithmonë në zemrat dhe mendjet tona.
Postimi i plotë i tij:
Në 18 vjetorin e vdekjes, nderuam figurën e veçantë të popullit tonë, njeriun që vuri themelet e shtetit, paqësorin, presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova.

Si një udhëheqës i mençur dhe i qetë, ai na udhëhoqi përmes sfidave të mëdha, duke ruajtur gjithmonë shpresën për ndërtimin e një Kosove të pavarur.
Vepra dhe kontributi i jashtëzakonshëm do të mbesin përgjithmonë në zemrat dhe mendjet tona./InLajmi/