Mesatarisht 3.3% ka qenë niveli i inflacionit te çmimet e konsumit në tetor 2023 në krahasim me një vit më herët, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Sa i përket nëngrupeve, inflacioni më i madh ishte te perimet me 15.9 %, pemët me 12.1%
Indeksi i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare 3,3% në tetor 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, derisa inflacioni mujor ishte 0,0% në tetor 2023, ka bërë të ditur sot Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për tetor 2023.
Në një komunikatë për media thuhet se kjo vjen si pasojë e ngritjes së çmimeve të konsumit te perimet (15,9%), pemët (12,1%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (11,1%), gjërat dhe pajisjet tjera rekreative, kopshtet dhe manaret (8,4%), prodhimet ushqimore (7,5%), pijet joalkoolike (6,9%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (6,9%), pijet alkoolike, duhani (5,6%), rekreacioni dhe kultura (5,3%).
Pasojnë mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë (5,1%), blerja e automjeteve (4,9%), buka dhe drithërat (4,7%), restorantet dhe hotelet (4,1%), veshje dhe këpucë (3,5%), mallrat dhe shërbimet e ndryshme (3,2%), energjia elektrike, gaz dhe lendet djegëse të tjera (2,6%) dhe mishi (2,1%) me një ndikim të përbashkët prej 3,8 për qind në IHÇK.
Rënie e çmimeve vërehet te vajrat dhe yndyrat (-11,3%) , lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (-9,5%) dhe qumështi, djathi dhe vezët (-1,8%) me një ndikim të përbashkët prej -0,5% në IHÇK.
Përkundër mos ndryshimit në tetor 2023 të indeksit të çmimeve të konsumit krahasuar me shtatorin 2023 vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOPI-it.
Rënie e çmimeve, sipas ASK-së, vërehet te karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal me 1,0% me një ndikim të përbashkët prej -0,1% në IHÇK.
Ngritja e çmimeve vërehet te veshjet dhe këpucë 1,7% dhe mallrat dhe shërbimet e ndryshme 1,2% me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,1% në IHÇK.
Në njoftimin e përmuajshëm për çmimet e konsumit, ASK-ja ka thënë se nëse krahasohet tetori i sivjetmë me shtatorin nuk ka pasur inflacion, shkruan Reporteri.
Mesatarisht 3.3% ka qenë niveli i inflacionit te çmimet e konsumit në tetor 2023 në krahasim me një vit më herët, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Sa i përket nëngrupeve, inflacioni më i madh ishte te perimet me 15.9% , pemët me 12.1%