Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi në seancën e Kuvendit , ka kritikuar mazhorancën për siç tha se deputetë të pozitës kanë gënjyer kur kanë thënë që LDK-ja nuk i ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare, raporton InLajmi.
Sipas tij LDK-ja ka bashkëpunuar gjithherë në votimin e këtyre marrëveshjeve përveç njërës.
Ai ka kujtuar kështu ministrin e financave dhe deklarimin e tij se LDK nuk po i voton marrëveshjet.
“Meqenëse në vazhdimësi kemi parë shpifje dhe të pavërteta nga Ministri i Financave që deklaron në “Facebook” se LKDK-ja nuk po i voton marrëveshjet ndërkombëtare nuk është e vërtetë, sepse ne i kemi përkrahë përveç nja marrëveshje, të gjitha të tjerat. Poashtu të njëjtën gjë e ka bërë kryetari I Komisionit të Ekonomisë, duke mos e përmendur në mënyrë eksplicite LDK-në por duke e gjeneralizuar opozitën. Mendoj që është e padrejtë, e pasaktë dhe e paduhur dhe nuk i kontribuon konsensusit në Kuvendin e Kosovës”, u shpreh Gashi.
LDK-ja nuk mori sërish pjesë në votimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare e të cilat u shtynë në një seancë tjetër.