Skuadra e Dukagjinit ka bërë një transferim gjatë këtij afati të verës.
Klubi i Superligës së Kosovës është forcuar me sulmuesin e njohur, Theophilus Solomon.
Solomon ka luajtur në 2 skuadra kosovare dhe e njeh majftë mirë futbollin në Kosovë. Ai ka luajtur në Gjilan dhe në Ballkan, shkruan Lajmi.net
“Futbollisti nigerian, Theophilus Solomon vjen nga skuadra e Gjilanit ndersa ne superligë është paraqitur edhe me klubin e Ballkanit. Qendërsulmuesi Solomon ka mbi 50 ndeshje ne futbollin Kroatë dhe të Shqipërisë me klubet e Sibenik, Istra dhe Partizani nga Tirana. Ai tek Gjilani ne 19 paraqitje ka realizuar 6 gola dhe 2 asistime” , shkruhet në postimin e klubit nga Klina.