Petar Petkoviq, drejtor i Zyrës për Kosovë, duke reaguar ndaj sjelljes së Albin Kurtit dhe regjimit të tij policor ndaj Danilo Vuçiqit, djalit të Presidentit të Serbisë, ka theksuar se provokimi i Kurtit është vetëm një veprim qyqar i tij, përcjell InLajmi.
“Kurti, i cili në prani të presidentit Vuçiq është më i vogël se fara e lulëkuqes, bëhet hero duke dërguar falangistët e tij në Vidovdan që t’i drejtojnë tytat e gjata djalit të presidentit”!, tha Petkoviq.
Tutje thekson Petkoviq se “Edhe përkundër provokimeve qyqare të Kurtit, përgjigja e Danilos ishte dinjitoze dhe heroike”
Ai gjithashtu shton se me veprimet e tij Danilo tregoi se është serb dhe se “dorëzimi nuk është opsion”/InLajmi/.
https://twitter.com/PetkovicPetar/status/1674329362211000320?fbclid=IwAR2Pow2x9HrIr83s3mwStltl6NrpjvM_aAsvcxk72LpvSBTc7Vqrc5NQO0g