Në prag të takimit të sotëm të nivelit të lartë politik në Bruksel, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, përcjell InLajmi.
Kurti tha se me Gabriel Escobar kanë biseduar miqësishtë duke i ndarë pikëpamjet dhe pritshmëritë për takimin.
Ai ka falënderuar edhe për rolin e SHBA-së dhe për kontributin e saj në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit.
Postimi i plotë i tij:
Bisedë miqësore dhe produktive me DAS. Gabriel Escobar në Bruksel para takimit të sotëm të nivelit të lartë. Ne ndamë pikëpamjet dhe pritshmëritë tona për takimin. E falënderova edhe për rolin e SHBA-së dhe për kontributin e saj në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimin./InLajmi/
