Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka pritur për iftar kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, përcjell InLajmi.
Pacolli tha se me kënaqësi ka mirëpritur në shtëpi Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq me ministrat e tij dhe delegacionin përcjellës duke përfshirë edhe miqtë të biznesit kosovar në krye me Agim Shahinin.
Ai tha se Kryeministrin e ka falënderuar edhe për vizitë dhe për përkrahjen e tij ndaj Kosovës.
Pacolli gjithashtu shtoi se është krenari kur shohim shqiptarët të avancuar në pozita të larta shtetërore në shtetet fqinj.
Postimi i plotë i tij:

Në iftarin e 23-të pata kënaqësi të mirëpres sonte në shtëpi Kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq me ministrat e tij dhe delegacion përcjellës, përfshirë edhe miq tjerë të biznesit kosovar, në krye me mikun tim Agim Shahinin. Kryeministrin e falënderova edhe për vizitë, dhe për përkrahjen e tij ndaj Kosovës. Është krenari kur shohim shqiptarët të avancuar në pozita të larta shtetërore në shtetet fqinj./InLajmi/