Kanë përfunduar 3 ndeshje në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës.
Kryendeshja e sotme në mes Llapit dhe Prishtinës solli spektakël për shikuesit në ‘Zahir Pajaziti’, me fitues në fund kryeqytetasit me rezultat 2:0.
Është skuadra e Ismet Munishit që arritën të shënojnë 2 gola të cilat u realizuan nga Albin Prapashtica në minutën e 40’ dhe Endrit Krasniqi në të 45-tën.
45 minutat e parë u mbyllën me epërsi të dyfishtë të Prishtinës. Pjesa e dytë më pas vijoi me raste të tjera.
Llapi kishin mundësi të mirë të ngushtonin rezultatin, por shtylla jua mohoi një gjë të tillë.
Kështu Prishtina mori pikët e plota në udhëtimin e tyre në Podujevë.
Pas kësaj fitoreje kryeqytetasit ngjiten në vendin e 4 me 30 pikë, kurse Llapi ndodhen në vendin e 5 me 29 sosh.
Në anën tjetër, kampioni në fuqi, Ballkani ka ndarë pikët me Dukagjinin, pas barazimit befasues 1:1.
Ishte Oto John që realizoi nga penalltia për klubin nga Klina.
Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të mysafirëve.
Shifrat u barazuan në pjesën e dytë me anë të sulmuesit më në formë të momentit, Albion Rrahmanit.
Ai realizoi në minutën e 55′ dhe kjo ishte e tëra që suharekasit arritën të bëjnë.
Kujtojmë që ky ishte goli i tij i 14 këtë sezon në Superligën e Kosovës.
Pas këtij barazimi befasues Ballkani mbanë vendin e parë më 48 pikë, teksa Dukagjini ndodhen në vendin e 6 me 26 në total.
Ndërkohë pa gola është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Gjilanit dhe Trepçës ’89.
Kurse në 45 minutat e tjerë gjilanasit zhbllokuan rezultatin.
Në minutën e 79′ shënoi Albert Dabiqaj, gol që i dhuroi ekipit të Gjilanit 3 pikë të rëndësishme, shkruan lajmi.net.
Pas kësaj fitoreje, Gjilani ndodhen në vendin e 3 me 35 pikë, kurse Trepça pozicionohen në vendin e 8 me 22 gjithsej