Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 21-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.
Të enjten janë zhvilluar 2 ndeshje mjaft interesante.
Kampioni në fuqi, Ballkani ka mposhtur në udhëtim skuadrën e Trepçës ’89 me rezultat minimal 1-0.
Me të njëjtin rezultat, Llapi fitoi si mysafire e Dukagjinit.
Pas ndeshjeve të sotme, skuadra e Ballkanit rikthen lidershipin në Superligën e Kosovës me 47 pikë, e ndjekur nga Drita me 44 pikë.
Gjilani renditet në vendin e 3 me 32 pikë, ndërsa skuadra e Llapit është ngritur në vendin e 4 me 29 pikë, shkruan IndeksOnline.
Në 3 pozitat e fundit renditen Malisheva me 21 pikë, Drenica 20 pikë, kurse Ferizaji është në pozitën e fundit me 18 pikë.