Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka bërë goditjen e radhës në afatin kalimtar të janarit.
Ata kanë transferuar në radhët e tyre Yoan Marc Olivier.
Sulmuesi 22-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin e trajnerit Ilir Daja një kontratë 2-vjeçare, shkruan Lajmi.net.
Kujtojmë që përpara se të kalojë në skuadrën e Suharekës, ai ka qenë pjesë e Malishevës.