Kryetari i Skenderajt Fadil Nura, ka njoftuar se është hapur Fondi Emergjent për Vërshimet, në të cilën njerëzit vullnetmirë mund t’i ndihmojnë këtij qyteti, përcjell InLajmi.
Përmes këtij fondi u bëhet thirrje bamirësve që të ndihmojnë Skenderajin.
Ndryshe, vërshimet kanë goditur rëndë Komunën e Skenderajit, ku janë dëmtuar shtëpitë e bizneset publike e private.
Postimi i plotë i tij:
LUTJE PËR NDIHMË!
Të dashur njerëz të vullnetit të mirë,
Të dashur përfaqësues të bizneseve,
Të dashur bamirës,
Pas zyrtarizimit të procedurave për Fondin Emergjent për Vërshimet, me krijimin e xhirollogarisë bankare, u bëj thirrje të gjithë njerëzve vullnetmirë, përfaqësuesve të bizneseve të mëdha e të mesme, bamirësve dhe të gjithë të tjerëve që kanë një mundësi të vogël, të na ndihmoni në rindërtimin e zonave të shkatërruara, rimëkëmbjen e familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi dhe kthimin e jetës normale.
Detajet me të dhënat janë të bashkëngjitura në dokumentin e mëposhtëm
SKENDERAJ 💔. /InLajmi/