Brenda vitit 2022, janë raportuar mbi 700 raste për falsifikim të parave metalike dhe kartëmonedhave.
Kjo dukuri, sipas Policisë së Kosovës është shqetësuese për tregun, ngase arritja tek to nuk është e vështirë.
E si pasojë e kësaj, shumë ndërmarrje edhe kanë ndaluar pranimin e një lloji të tyre.
Falsifikimi i parasë, sipas kornizave ligjore është vepër penale
Andaj, njohësi i çështjeve ligjore, Anton Nrecaj, thotë se institucionet gjegjëse duhet të vihen në lëvizje.
Nga shoqata e bankave të Kosovës, rekomandojnë kryerjen e shërbimeve të pagesave në formën digjitale.
Megjithatë përmes një përgjigje elektronike, kryeshefi ekzekutiv në këtë shoqatë, Petrit Balija shpalos statistikat e monedhave falëse që hasin më së shumti.
“Sa i përket qarkullimit të monetave false shihet se banknotat prej 50 euro dhe 100 euro dominojnë sa i përket parasë së falsifikuar, kemi diku rreth 166 banknota prej 100 Euro që kanë qarkulluar dhe 235 banknota prej 50 euro, e pastaj te tjerat përbejnë një numër më të vogël. Përveç banknota kemi edhe monedha te hekurit e më e shpeshta është ajo prej 2 Euro, ka 2205 monedha te tilla dhe 865 monedha 1 euroshe, bashkërisht 60211 Euro gjate vitit 2022”, ka thënë ai për TëVë1.
Policia e Kosovës gjithashtu ka bërë të ditur se gjatë vitit 2021, janë iniciuar dhe trajtuar 866 raste të falsifikimit të parave.