Ka përfunduar ndeshja në mes Juventusit dhe Atalantas.
‘Zonja e Vjetër’ ka ndarë pikët me Atalanta, pas barazimit 3:3.
Gjatë 90 minutave u krijua një lojë fenomenale.
Atalanta kaluan së pari në epërsi, duke shënuar qysh në minutën e 4’.
Ishte Ademola Lookman ai që kaloi përpara mysafirët.
Juve barazuan gjithçka me Angel Di Maria, argjentinasi u tregua i saktë nga penalltia.
Kurse, golin e epërsisë për ‘Bianconerët’ e realizoi Arkadiusz Milik.
Polaku shënoi në minutën e 34’.
Kështu pjesa e parë u mbyll 2:1 në favor të Juves.
Edhe pjesa e 2-të ishte tejet interesante, ku u shënuan 3 gola.
Në minutën e 46’ ishte Joakim Maehle ai që shënoi dhe barazoi shifrat..
Teksa Atalanta arritën edhe të rikthejnë epërsinë në favor të tyre.
Në minutën e 53’ Lookman shënoi për rezultatin 2:3.
Megjithatë, Juventusi nuk u ndalë dhe barazuan shifrat, përcjell lajmi.net.
Pas këtij barazimi Juve pozicionohen në vendin e 9-të me 23 pikë, kurse Atalanta janë në vendin e 5-të me 35 gjthsej.