Pas vërshimeve të fundit që e kanë kapluar Kosovën këto ditë, reagoi ambasadori amerikan në vend, Jeff Hovenier, përcjell InLajmi.
Ambasadori deklaroi se zemrat e tyre janë për të gjithë ata në Kosovë që aktualisht po luftojnë me përmbytjet e rënda dhe po përballen me humbje tragjike.
Hovenier falënderoi të gjithë ara që reaguan dhe iu ndihmuan qytetarëve që po përballen me vërshime.
Postimi i plotë i tij:
Zemrat tona janë për të gjithë ata në Kosovë që aktualisht po luftojnë me përmbytjet e rënda dhe po përballen me humbje tragjike. Faleminderit reaguesve të parë dhe ofruesve të shërbimeve të urgjencës që janë jashtë në të ftohtë, duke punuar për të mbrojtur qytetarët, shtëpitë dhe bizneset. /InLajmi/