Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku i reagoi sërish presidentes Osmani ku tregoi se kufijtë e Kosovës i ka larë me gjakë UÇK-ja, përcjell InLajmi.
Nënkryetarja tha se Kosovën e pavarur e sovrane Presidentja e tanishme e ka trashëgu, ndërsa ajo dhe familja e saj ka derdhë gjakë e djersë.
Tutje Çitaku deklaroi se njerëzit e mëdhenj mirën me ide e kauza, e vegjëlit mirën me njerëzit e tjerë.
Postimi i plotë i saj:
Kufijtë e Kosovës i ka larë me gjak UÇK-ja, ndërsa unë i kam përshkuar me këmbë si një vajzë e re gjatë luftës. Për Kosovën dhe Republikën që e gëzojmë sot kemi dhënë djersë, gjak, familijarë e të afërm.
Kosovën e pavarur e sovrane Presidentja e tanishme e ka trashëgu.
Ndërkohë, Presidentja paska gjetur kohë të mirret me mua, e jo me problemin e ngritur nga unë.
Njerëzit e mëdhenj mirren me ide e kauza. Të vegjëlit mirren me njerëzit e tjerë. /InLajmi/