Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj iu është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës në lidhje me votimin e Trustit, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka thënë së është momenti adekuat që deputetët ta dëshmojnë që kanë dinjitet e kjo bëhet duke votuar pro Trustit, pasi kjo është e drejtë qytetare të tërheqin një pjesë nga kursimet e tyre.
Ai ka thënë se ka hasur në qytetar që e kanë pyetur se a do të votohet pro Trustit, e kjo sipas tij do të thotë së qytetarët e Kosovës janë pro tërheqjes së Trustit dhe iu takon deputetëve ta jetësojnë kërkesën e qytetarëve me voten e tyre.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës,
Sot e keni mundësinë t’i tejkaloni bindjet partiake dhe të dëshmoni se keni dinjitet si deputetë duke votuar për të drejtën e qytetarëve për tërheqjen e një pjese të kursimeve të tyre.
Çdo ditë, me qindra raste jam pyetur nga qytetarët se a thua do votojnë deputetët pro Trustit. Dëshiroj të besoj se kjo kërkesë e tyre do të jetësohet me votën tuaj Pro!/InLajmi/