Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralën Prishtinë-Ferizaj, nga i cili ka mbetur i lënduar një këmbësor, përcjell InLajmi.
Këmbësori i lënduar është dërguar për trajtim në spital ndërsa me rastin në fjalë po merret njësiti i trafikut.
Kjo është konfirmuar për Gazetën InLajmi nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./InLajmi/