Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, tha se është moment i duhur që Kryeministri Albin Kurti të dakordohet me opozitën për çështjen e dialogut, përcjell InLajmi.
Haradinaj poashtu kërkon nga opozita që ti përgjigjen pozitivisht ftesës së kryeministrit nëse veç i fton për koordinim lidhur me procesin e dialogut me Serbinë.
Ajo potencoi se temat për të cilat duhet të dakordohen qeveria dhe opozita janë procesi i dialogut, për qëllimet finale dhe të panegociueshme të Republikë së Kosovës, Asociacioni jo etnik dhe për bashkëpunim me SHBA-të dhe shtetet e Quintit.
Postimi i plotë i saj:
Është momenti kur KM Kurti duhet t’i ftojë opozitën & ata t’i përgjigjen pozitivisht:

❌ të mos priten krizat për të diskutuar nën presion për strategjinë tonë në dialog;
✅ të flitet njëzëri për qëllimet finale dhe parimet e panegociueshme të Republikës së Kosovës në dialog;
💡të veprohet në aleancë të ngushtë me 🤝 SHBA & Quintin;
⛔️ t’i thuhet njëzëri JO Asociacionit një-etnik! /InLajmi/