Elhame Muqolli e mbijetuara e masakrës së Poklekut të Vjetër ka treguar nga takimi i parë që pati me babanë e saj, pasi forcat serbe ia kishin mbytur nënën, 3 motrat dhe 2 vëllezërit.
Muqolli tha se para se ta takojë babanë e saj, iu është kërkuar që të mos qajë para tij, por të bëhet e fortë.
“Ai e kish kuptu. Më thanë që baba po vjen. Mua më përgatitshin që unë duhna më e fortë para babës e me ju premtu që nuk qes pikë loti para tij, e ata e përgatitshin andej që duhet me kon i fortë para meje. Takimi i parë u kon vec përqafimi, amo jo fjalë. Nuk ma ka lyp rrëfimin ai. Unë nuk besojsha pa e pa me sy vet, nuk besojsha që është gjallë”, tha ajo.
Tutje ajo tregoi se si babai i saj kishte shkuar në shtëpinë ku ndodhi masakra, për të parë mos ndokush ishte ende gjallë.
“Ma e keqja është për ata që kanë mbet gjallë. Herën e parë që e kom taku babin, me axhën ka shku me kqyr në shpi se a ka mbet dikush i gjallë. Kur kanë shku, në atë natë tha e kishin lon qeshmen lshut e u nijke uji. Axhi ka thon une po shkoj i pari, që nëse eshte dikush, mem vra mu, e qe ndëgjoni ju mos u afroni. Kur kanë shku këta, i kanë pa kanë qenë të djegun, pjesa përmbi, psh flokt e teshat, jon kthy e kanë pa që s’është mo kerkush i gjallë”, tha ajo.